Ushtria ruse po pëson humbje masive, Putin shkarkon gjashtë komandantë
Rtklive
Foto: RTSH
Rajoni dhe Bota

Ushtria ruse po pëson humbje masive, Putin shkarkon gjashtë komandantë

RTSH/The Sun

Inteligjenca britanike e Mbrojtjes pretendon se Putini ka shkarkuar brutalisht "të paktën gjashtë" komandantë të lartë, me humbjet ruse që vazhdojnë të rriten. Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes tha se një mori komandantësh janë shkarkuar, ndërsa Putin tërbohet nga dështimet e tyre.

Në mënyrë të veçantë, raporti pretendon: "Performanca e dobët e forcave të armatosura të Rusisë gjatë pushtimit të saj në Ukrainë ka qenë e kushtueshme për udhëheqjen ushtarake të Rusisë, me shumë gjasa që rezultoi në shkarkimin e të paktën gjashtë komandantëve rusë që nga fillimi i armiqësive në shkurt 2022. "Komandantët e Qarqeve Ushtarake Lindore dhe Perëndimore të Rusisë kanë shumë të ngjarë të kenë humbur komandat e tyre. Gjeneral-koloneli Aleksandr Chayko, u shkarkua si komandant i Qarkut Ushtarak Lindor në maj 2022. 

"Gjeneral-koloneli Aleksandr Zhuravlev, i cili ka komanduar Qarkun Ushtarak Perëndimor që nga viti 2018, ka munguar në Ditën e Marinës së Rusisë në Shën Petersburg më 31 korrik 2022 dhe ka shumë të ngjarë të jetë zëvendësuar nga gjeneral-lejtnant, Vladimir Kochetkov. “Gjenerali, Aleksandr Vladimirovich Dvornikov, është shkarkuar më vonë, pasi i është dhënë komanda e përgjithshme e operacionit në Ukrainë, ndërsa gjenerali Sergei Surovikin, ka marrë komandën e Grupit Jugor të Forcave nga gjenerali, Genadi Valeryevich Zhidko”. 

Raporti përfundon: "Këto shkarkime shoqërohen me të paktën 10 gjeneralë rusë të vrarë në fushën e betejës në Ukrainë. Efekti kumulativ në qëndrueshmërinë e komandës ka të ngjarë të kontribuojë në vështirësitë taktike dhe operacionale ruse." Kjo vjen pasi zyrtarët ushtarakë ukrainas raportojnë se Rusia ka humbur të paktën 42,000 trupa që nga fillimi i konfliktit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota