Chelsea serish pas talentit italian, gati oferta e tretë
Sport

Chelsea serish pas talentit italian, gati oferta e tretë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Chelsea sërish është hedhur në sulm për talentin e Interit, Cesare Casadei.

“Blutë” e Londrës sipas mediave britanike, sërish do të provojnë që talentin italian ta sjellin në ‘Stamford Bridge’.

Dy ofertat për të riun italian tashmë janë refuzuar nga Interi, por Chelsea është duke përgatitur sulmin e tretë për Casadei.

Siç raportohet, Interi do të pranojë një ofertë në vlerë 12 milionë funte për 19 vjeçarin, i cili akoma nuk ka debutuar në Serie A.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle