SHBA: NATO më e bashkuar se kurrë më parë
Rtklive
Rajoni dhe Bota

SHBA: NATO më e bashkuar se kurrë më parë

ATSH-DPA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nënvizoi fuqizimin e NATO-s me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në kushtet e ndryshimit të arkitekturës së sigurisë së Perëndimit, pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Aleanca jonë është më e ngushtë se kurrë, është më e bashkuar se kurrë më parë. Dhe me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, numri i vendeve anëtare do të rritet në 32 dhe Aleanca do të jetë më e fuqishme se kurrë më parë”, Biden deklaroi sot pasi SHBA-ja ratifikoi instrumentet e anëtarësimit të dy vendeve nordike.

Shumica dërrmuese e përfaqësuesve demokratë dhe republikanë votuan në favor të zgjerimit të NATO-s javën e kaluar. Uashingtoni tha se SHBA-ja ishte vendi i 23 nga 30 vende aktuale të NATO-s që kanë ratifikuar instrumentet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë.

“Në një kohë kur Rusia e Putinit ka tronditur paqen dhe sigurinë në Europë, kur autokratët po sfidojnë vetë themelet e një rendi të bazuar në drejtësi, fuqia e Aleancës Trans-Atlantike dhe përkushtimi i SHBA-së ndaj NATO-s janë më të rëndësishme se kurrë”, deklaroi Biden.

Presidenti amerikan u bëri thirrje edhe vendeve të tjera anëtare të përfundojnë procesin e ratifikimit sa më parë të jetë e mundur.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota