10:19 / 10.08.2022
Napoli dhe Villarreal në ‘luftë’ për Ndombele
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Futbollisti i Tottehamit, Tanguy Ndombele është duke u kërkuar nga dy skuadra të njohura evropiane.
Napoli dhe Villareali sipas mediave të huaja, janë në ‘luftë’ për Ndombele-n e ‘Spurs’.
Ndombele mund të largohet nga Anglia gjatë kësaj verë. 25 vjeçari nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte, dhe lojtari shumë shpejtë pritet të bëhet me klub të ri.
Napoli dhe Villareali thuhet se janë duke përgatitur ofertën për ish-lojtarin e Lyonit.























