Abazoviq viziton Dubrovnikun
BKT
Foto: Twiter Dritan Abazoviq
Rajoni dhe Bota

Abazoviq viziton Dubrovnikun

V.Thaçi/RTKlive

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka vizituar qytetin e Dubrovnikut në Kroaci, teksa ka kritikuar shtetin që tash e drejton për bombardimet në këtë qytet gati 31 vjet më parë.

“Si fëmijë më kujtohet bombardimi i Dubrovnikut, që është turpi më i madh i Malit të Zi në historinë e tij moderne, atëherë Mali i Zi ishte një shtet i robëruar në kthetrat e nacionalizmit, urrejtjes dhe përfituesve të luftës”, ka thënë Abazoviq në një postim në Twitter.

Ai tha se është tejet i lumtur që është kryeministri i parë i Malit të Zi që në mënyrë të lirë ka shëtitur dhe ka takuar banorët e Dubrovnikut.
 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota