1 mijë zjarrfikës në luftë me flakët në Francë
Rtklive
Foto: EPA
Rajoni dhe Bota

1 mijë zjarrfikës në luftë me flakët në Francë

BBC

Një zjarr i madh ka përfshirë jugperëndimin e Francës. Më shumë se 1 mijë zjarrfikës po luftojnë me flakët të cilat kanë shkatërruar tashmë rreth 17,300 hektarë pyll. Zjarri i furishëm pranë qytetit të Bordeaux ka shkatërruar një numër shtëpish dhe ka detyruar 10 mijë banorë të largohen.

"Është një ogre, është një përbindësh," tha përfaqësuesi i zjarrfikësve Gregory Allione. Sipas BBC, erërat e forta dhe temperaturat e larta po vështirësojnë operacionin e shuarjes së zjarrit.

Këtë verë Franca dhe një numër vendesh të tjera evropiane kanë parë një valë zjarresh vdekjeprurëse, të shkaktuara nga temperaturat rekord dhe thatësirat në të gjithë kontinentin.  Zjarri i madh në rajonin Gironde të Francës ka shpërthyer prej dy ditësh pranë komunës Landiras, rreth 30 km (19 milje) në jug-lindje të Bordeaux.

Ndërkohë presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Rumania "po vijnë për të ndihmuar" Francën në luftimin e flakëve. "Solidariteti evropian në punë!" postoi ai në Twitter.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota