Qeveria suedeze ekstradon një person për në Turqi
Rajoni dhe Bota

Qeveria suedeze ekstradon një person për në Turqi

Përktheu:Muharrem Miftari/RTKlive

Qeveria suedeze ka vendosur të ekstradojë një person, që ishte në listën e emrave të personave të kërkuar për ekstradim nga qeveria turke.

Sipas medieve skandinave, emri i personit është shfaqur në mediat turke si një nga njerëzit më të kërkuar për ekstradim.

Personi i moshës 35 vjeç u dënua në Gjykatën Supreme të Turqisë më 2013 dhe 2016 për disa raste të krimit e të keqpërdorimit të kartave bankare.

Është hera e parë që qeveria suedeze ekstradon një person, pas kërkesave të Turqisë që ka të bëjë me anëtarësimin e Suedisë në NATO.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota