14:04 / 12.08.2022
Unitedi i thotë ‘JO’ ofertës së PSG-së për Rashfordin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigja e Manchester Unitedin në adresë të PSG-së për sulmuesin Marcus Rashford.
Kampionët në fuqi të Francës, janë të interesuar që sulmuesin anglez të transferojnë në ‘Parkun e Princave’, por sipas “ESPN”, klubi nga ‘Old Traffordi’ nuk do ta shesë yllin e tyre të paktën jo gjatë kësaj verë.
Madje, thuhet se ‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar që sa më shpejtë të rinovojnë kontratën e re me Rashford.
Ndryshe, PSG është duke kërkuar një sulmues pasi që trajneri i Galtier nuk llogaritë në shërbimet e argjentinasit.
Icardi mësohet se është duke u vëzhguar nga disa klube evropiane përfshirë edhe Manchester Unitedin.























