Përmirësohet gjendja e shkrimtarit Salman Rushdie
RTK
Është përmirësuar gjendja e shkrimtarit të njohur Salman Rushdie pasi u godit brutalisht me thikë në një ngjarje me thikë New York.
Autori Salman Rushdie është larguar nga ventilatori dhe ka nisur të flasë sërish, një ditë pasi u godit me thikë.
Z. Rushdie, 75 vjeç, u sulmua teksa fliste në një ngjarje në shtetin e Nju Jorkut dhe ishte në gjendje kritike.
Agjenti i tij, Andrew Wylie, konfirmoi lajmin për mediat amerikane, por më parë kishte thënë se autori mund të humbasë një sy.
Zoti Rushdie është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij "Vargjet Satanike", të cilin disa myslimanë e shohin si blasfemi.
Personi i akuzuar për sulmin u deklarua i pafajshëm për tentativë vrasje të shtunën po mbahet paraburgim.
Hadi Matar, 24 vjeç, akuzohet se ka dalë në skenë dhe ka goditur me thikë shkrimtarin të paktën 10 herë në fytyrë, qafë dhe bark. Pas sulmit, sipas agjentit të tij Rushdie kishte dëmtime të nervave në njërin krah, dëmtim të mëlçisë së tij dhe mund të hurbaste një sy.
Henry Reese, i cili duhej ta intervistonte shkrimtarin në ngjarje, pësoi një lëndim të lehtë në kokë. Ai është bashkëthemelues i një organizate jofitimprurëse që ofron strehë për shkrimtarët e internuar nën kërcënimin e persekutimit.
Përpara sulmit, zoti Rushdie ishte gati të mbante një fjalim se si SHBA ka shërbyer si një parajsë për shkrimtarë të tillë.























