18:58 / 17.08.2022
Sevilla prezantonTanguyn që e mori nga Bayern
Uran Krasniqi/RTKLive
Tanguy Nianzou nuk është më pjesë e Bayern Munich. Ka Sevilla që e ka prezantuar si të sajin futbollistin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi.
Shuma e këtij transferimi ishte 20 milionë euro.
Pavarësisht se dikur kishte shkëlqyer te Akademia e PSG-së dhe më vonë kishte pasur një fillim të mirë te Bayern, lojtari kohëve të fundit nuk kishte hapësirë të mjaftueshme te klubi gjerman.
Francezi bëhet nënshkrimi i katërt i sezonit te klubi spanjoll.























