Lituani-Danimarkë mbështesin bllokimin e vizave turistike për rusët
Rtklive
Rajoni dhe Bota

Lituani-Danimarkë mbështesin bllokimin e vizave turistike për rusët

ATSH-DPA

Ministrat e Jashtëm të Lituanisë dhe Danimarkës kanë bërë thirrje në mbarë Bashkimin Evropian për ndalimin e vizave turistike për rusët pas luftës në Ukrainë.

Finlanda dhe Estonia kanë bërë thirrje për miratimin e planit, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Komisioni Evropian vazhdojne ta kundërshtojnë propozimin.

“Idealisht, pritet të jetë një vendim në nivel evropian që thjesht do të anulonte vlefshmërinë e këtyre vizave dhe të gjithë do të ndalonin lëshimin e tyre”, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme në Lituani, Gabrielius Landsbergis, vendi i të cilit kufizohet me gjysmë-eksklavën ruse të Kaliningradit.

Lituania tashmë ka pezulluar dhënien e vizave dhe lejeve të qëndrimit për rusët si një reagim ndaj pushtimit të Ukrainës së bashku me shtetet e tjera balltike dhe të BE-së, Estonia dhe Letonia, që kanë vepruar në mënyrë të ngjashme. Finlanda gjithashtu po shtrëngon rregullat e vizave.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod, vendi i të cilit pranon shumë pak turistë rusë në krahasim me Finlandën, pajtohet me nevojën për një përgjigje të koordinuar të BE-së, duke theksuar se do të vepronte e vetme nëse do të ishte e nevojshme.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota