Zjarret në Algjeri, 26 persona kanë ndërruar jetë
Rtklive
Rajoni dhe Bota

Zjarret në Algjeri, 26 persona kanë ndërruar jetë

rtsh.al

Ministri i Brendshëm i Algjerisë Kamel Beldjoud ka deklaruar se 26 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarreve.

Agjencia e mbrojtjes civile tha se El Tarf ishte zona më e goditur me 16 zjarre në zhvillim. Raportet thonë se rreth 350 banorë janë evakuuar në provinca të ndryshme. BBC, raporton se vetëm javën e kaluar, më shumë se 1,000 forca zjarrfikëse luftuan atë që ata e përshkruan si një zjarr "përbindësh" pranë Bordo.

Zjarret e fundit vijnë gjatë një vere që ka parë një numër vendesh në rajonin e Mesdheut të shkatërruar nga zjarret, veçanërisht në Evropë, me Francën, Greqinë, Portugalinë, Spanjën dhe Italinë të gjitha të prekura.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota