Eksportet e grurit, Guterres dhe Erdogan takohen me presidentin Zelensky
Rtklive
Rajoni dhe Bota

Eksportet e grurit, Guterres dhe Erdogan takohen me presidentin Zelensky

rtsh.al

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të presë sot (18 gusht) në një takim shefin e OKB-së dhe liderin e Turqisë për bisedime mbi marrëveshjen e fundit për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës, situatën e paqëndrueshme në një termocentral bërthamor të pushtuar nga Rusia dhe përpjekjet për t`i dhënë fund konfliktit gati gjashtëmujor të luftës.

APnews raporton se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres mbërriti më 17 gusht në Lviv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë, ku pritet të takohet Zelenskyn dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po bën udhëtimin e tij të parë në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Muajin e kaluar, Turqia dhe OKB-ja ndihmuan ndërmjetësimin e një marrëveshjeje që i hapte rrugën Ukrainës për të eksportuar 22 milionë tonë misër dhe drithëra të tjerë të ngecur në portet e saj të Detit të Zi që kur Rusia nisi luftën më 24 shkurt. Një memorandum i veçantë midis Rusisë dhe OKB-së synonte të pastronte pengesa për dërgesat e ushqimeve dhe plehrave ruse në tregjet botërore.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota