Gjilani konfirmon transferimin e Krasniqit në Rumani
Sport

Gjilani konfirmon transferimin e Krasniqit në Rumani

Uran Krasniqi/RTKLive

Gjilani e ka konfirmuar transferimin e Blerim Krasniqit te Mioveni në Rumani. E ka bërë këtë përmes një komunikate.

"Sport Club “Gjilani” njofton për mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Blerim Krasniqi. 26 vjeçari është transferuar në elitën e futbollit rumun te ekipi CS Mioveni. Detajet e marrëveshjes janë konfidenciale dhe nuk janë për publikun. Të gjithë në SC Gjilani e falenderojnë Krasniqin për kontributin e dhënë me fanellën kuq & bardh dhe i urojnë shumë suksese në karrierën e tij sportive", ka njoftuar Gjilani.


MË SHUME NGA Sport