Abazoviq sot përballet me votën e mosbesimit
Rtklive
Rajoni dhe Bota

Abazoviq sot përballet me votën e mosbesimit

RTKlive

Qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviq, përballet sot me votën e mosbesimit.

Nisma për thirrjen e mocionit është e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, mbështetur nga pesë parti.

Janë 36 nënshkrime të mbledhura nga deputetët për thirrjen e kësaj seance, derisa duhen edhe pesë të tjera.

Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill, derisa mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai është thirrur pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

Nëse Qeveria e Abazoviqit mbijeton, e ardhmja e saj do të sfidohet sërish më 2 shtator, kur do të mbahet seanca e re e Kuvendit, me iniciativën e Frontit Demokratik dhe Demokratëve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota