Putin njofton manovra të reja ushtarake të CSTO-së
BKT
Rajoni dhe Bota

Putin njofton manovra të reja ushtarake të CSTO-së

ATSH-AA/

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) do të organizojë manovra të reja ushtarake, të udhëhequr nga Moska.

Duke folur në një takim në Soçi të Rusisë me homologun e tij të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, presidenti Putin theksoi se këtë vit vendi i tij dhe Kazakistani shënojnë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe se të dy vendet po vazhdojnë bashkëpunimin në shumë fusha.

“Ministritë dhe departamentet tona janë duke punuar në mënyrë aktive, komisioni ndërqeveritar po punon në mënyrë aktive. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministritë e Mbrojtjes po përgatisin së bashku ngjarje të ndryshme, përfshirë manovra të përbashkëta ushtarake në kuadër të CSTO-së”, tha Putin.

Përfaqësuesit e CSTO-së kanë rënë dakord për rolet e tyre kyçe të manovrave, kontingjentet dhe çështjet e tjera organizative.

Të gjitha manovrat janë planifikuar të zhvillohen në një mjedis të vetëm operacional në territorin e Kazakistanit në terrenin e stërvitjes ‘Matybulak’.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota