Aksident rrugor në Turqi, raportohet për 15 viktima dhe 22 të plagosur
BKT
Rajoni dhe Bota

Aksident rrugor në Turqi, raportohet për 15 viktima dhe 22 të plagosur

REL

Pesëmbëdhjetë njerëz humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën të shtunën në një aksident rrugor në juglindje të Turqisë ku u përfshinë një autobus, një zjarrfikëse dhe një ambulancë.

"Në total, 15 nga qytetarët tanë humbën jetën dhe 22 u plagosën .... në një aksident që përfshiu një autobus, një ekip urgjence dhe një ambulancë ... midis qyteteve të Gaziantep dhe Nizip," tha Davut Gul, guvernatori i provincës Gaziantep.

Agjencia e lajmeve DHA tha se një ambulancë, një kamion zjarrfikës dhe një autobus që transportonte gazetarë u goditën nga një autobus pasagjerësh.

"Tre zjarrfikës, dy punonjës të urgjencës dhe dy gazetarë janë midis të vdekurve," tha guvernatori i Gaziantepit.

Fotografi në DHA treguan pjesën e pasme të një ambulance të dëmtuar dhe mbeturinat metalike të shpërndara rreth saj.

Dy gazetarët mendohej se raportonin në emër të Agjencisë së Lajmeve “İhlas”.

Aksidenti ndodhi në orën 10:45 me orën lokale, teksa raportohet se një autobus pasagjerësh u përplas me automjetet e parkuara të shërbimit të urgjencës në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep mëngjesin e së shtunës.

Turqia ka një histori negative të sigurisë rrugore. Rreth 5.362 njerëz humbën jetën në aksidente trafiku vitin e kaluar, sipas autoriteteve turke.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota