Estonia propozon paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Estonia propozon paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë

ATSH-ANSA

Estonia do t’i propozojë Komisionit Evropian miratimin e paketës së tetë të sanksione kundër Federatës Ruse.

Njoftimin e bëri Ministria e Jashtme e Estonisë.

”Qeveria e Estonisë shpreson për një zgjatje të sanksioneve në lidhje me marrëdhëniet ekonomike, sektorin e energjisë dhe të tregtisë”, tha ministria e sipërcituar.

Estonia është gjithashtu e angazhuar në përpjekje për të zgjatur ndalimin e dhënies së vizave në të gjithë Bashkimin Evropian për turistët rusë.

Një masë e tillë hyri në fuqi në vendin baltik më 18 gusht.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota