23:03 / 24.08.2022
Kopenhagen eliminon Trabzonsporin nga Champions League
Uran Krasniqi/RTKLive
Kopenhagen ka shkuar në fazën e grupeve të Champions League, pasi barazoi pa gola me Trabzonspor natën e të mërkurës.
Ndeshjen e parë danezët e kishin fituar 2-1 në Turqi.
Skuadra e Jess Thorup nuk do të duhet të presë gjatë për të zbuluar kundërshtarin e fazës së grupeve, pasi shorti është planifikuar të hidhet të enjten në Stamboll.
Trabzonspor do të luajë në grupet e Europa League.























