Dinamo Zagreb kalon norvegjezët e Bodo/Glimt
Uran Krasniqi/RTKLive
Katër minuta para se skuadrat të shkonin para portës për t`i gjuajtur penalltitë Dinamo e Zagrebit e ka realizuar golin i cili e ka bërë të panevojshëm ekzekutimin e penalltive, sepse e ka kualifikuar tutje Dinamon.
Por kroatët nuk janë ndalur me aq, e kanë shënuar edhe njv gol tjetër dy minuta para përfundimit të vazhdimeve.
Dinamo të mërkurën ka mposhtur skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt me rezultat 4-1, duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League.
Ndeshjen e parë e kishin fituat norvegjezët me rezultat 1-0, dhe duke qenë se Dinamo fitoi nënëdhjetëminutëshin e ndeshjes së dytë me rezultat 2-1 dhe rezultati i përgjithshëm ishte 2-2, atëherë ndeshja u desh të shkonte në shtesa.
Orsic, Petkovic, Drmic dhe Bockaj kanë realizuar për Dinamon.
Golin e vetëm për norvegjezët e ka shënuar Gronbaek.
Bodo/Glimt mbetet të paraqitet në Europa League.























