12:58 / 25.08.2022
Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Ukrainë, shkon në 22 numri i viktimave
BBC
22 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi me raketën ruse në një stacion treni në qytetin lindor të Chaplyne në rajonin e Dnipropetrovsk më 24 gusht, në 31-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.
BBC raporton se Presidenti Volodymyr Zelensky teksa njoftoi sulmin e rëndë tha se 50 persona kishin mbetur të plagosur.
“Kjo është se si Rusia u përgatit për takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Katër vagonë pasagjerësh janë në flakë tani... numri i viktimave mund të rritet", tha ai. Sakaq, Rusia nuk ka bërë asnjë koment. Ajo ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile.























