Kryeministri Fiala pritet të përballet me një votë mosbesimi parlamentar
BKT
Rajoni dhe Bota

Kryeministri Fiala pritet të përballet me një votë mosbesimi parlamentar

ATSH

Kryeministri çek Petr Fiala do të përballet me një votë mosbesimi parlamentar, njoftoi kreu i partisë më të madhe opozitare të vendit.

Një mocion mosbesimi në Fiala iu paraqit Dhomës së Deputetëve në funksion të asaj që partia opozitare ANO e sheh si paaftësinë e qeverisë për të ndihmuar në mënyrë adekuate popullatën përballë një krize marramendëse të kostos së jetesës.

Për më tepër, ANO pretendon se kabineti i Fialës injoroi akuzat për korrupsion kundër partisë së ministrit të Brendshëm Vít Rakušan në lidhje me fondet e kompanisë së transportit publik të Pragës.

Një datë votimi nuk është caktuar ende dhe masa ka pak shanse suksesi pasi Partia Civile Demokratike e Fialës ka shumicën në parlament. Për të kaluar me sukses një mocion mosbesimi kërkohet një shumicë e thjeshtë në Dhomë.

Praga aktualisht mban presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së.

Kishte vetëm një mocion mosbesimi në historinë e Republikës Çeke, i cili ndodhi me sukses gjatë presidencës së parë të BE-së të Republikës Çeke në 2009 dhe që çoi në rënien e qeverisë konservatore të Mirek Topolánek.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota