18:07 / 27.08.2022
Chelsea nuk lejon befasi nga Leicester
Uran Krasniqi/RTKLive
Raheem Sterling ka qenë në ditën e tij sot kur Chelsea e ka mposhtur Leicesterin në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për Premier League.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes së të shtunës ka qenë 2-1 dhe të dy golat për Chelsean i ka realizuar ish-futbollisti i Cityt.
Golin e vetëm për Leicester e ka realizuar Barnes.
Chelsea nga minuta e 28-të ka luajtur me një lojtar më pak pasi Gallagher është përjashtuar.























