Sommer i mohon fitoren Bayernit
BKT
Sport

Sommer i mohon fitoren Bayernit

Uran Krasniqi/RTKLive

Portieri i Borussia Monchengladbach, zvicerani Yann Sommer, e ka ruajtur ekipin e tij nga humbja prej Bayern Munich.

Ndeshja e të shtunës është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Sommer me numrin e lartë të pritjeve ka qenë vendimtar në moslejimin e humbjes nga një skuadër si ajo e bavarezëve, e cila konsiderohej si favorite para ndeshjes.

Thuram ishte ai i cili bëri që Borussia të gjendet në avantazh, por Bayern nuk ka lejuar befasi.

Ka qenë Sane ai i cili ka barazuar rezultatin dhe që i ka dhënë epilogun ndeshjes.