Prishtina fiton në "Zahir Pajaziti", Drita merr veç një pikë në Ferizaj
BKT
Sport

Prishtina fiton në "Zahir Pajaziti", Drita merr veç një pikë në Ferizaj

Uran Krasniqi/RTKLive

Prishtina ka mposhtur Llapin, ndërsa Ferizaji, skuadër e posangjitur në elitë, ka ndalur në barazim Dritën.

Kështu kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Superligën e Kosovës, teksa Ballkani dhe Dukagjini zhvillohet me fillim nga ora 20:00.

Prishtina ka fituar me rezultat 2-1. 

Kreshnik Uka dhe Endrit Krasniqi kanë realizuar për kryeqytetasit, derisa golin e vetëm për llapjanët e ka shënuar Trimror Selimi. May be an image of 6 people, people playing football and grassNdërsa në Ferizaj Drita nuk ia ka dalë të marrë më shumë se sa një pikë. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1. 

Besnik Krasniqi ka shënuar për Dritën, ndërkaq për Ferizajin ka realizuar Shabani.  

Gjatë ditës së djeshme Gjilani fitoi nga Trepça'89 dhe Drenica nga Malisheva.  

Në krye të tabelës aktualisht gjendet skuadra e Gjilanit.