Dritan Abazoviq në Beograd, merr pjesë në “Ballkanin e Hapur”
Vijesti/RTKlive
Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në panairin e verës që do të mbahet në Beograd, në kuadër të nismës për “Ballkanin e Hapur”.
Në mesin e liderëve rajonalë, në panair do të marrin pjesë presidentët e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Gazeta podgoricase “Vijesti” shkruan se kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të udhëtojë në Beograd më 1 shtator, ku me ftesë të organizatorëve do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision Open Balkans”.

Panairi organizohet nën kujdesin e Qeverive të Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Shqipërisë, si pjesë të nismës “Ballkani i Hapur”.
Ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Tatjana Matiq, tha se “Wine Vision Open Balkans” është një nga hapat e parë të përbashkët në konkretizimin e ideve dhe strategjisë së “Ballkanit të Hapur”.
Është njoftuar se ngjarja do të bëjë së bashku ekspozues nga rajoni dhe nga e gjithë bota.
Panairi mbahet nga 1 deri më 4 shtator në Beograd.























