Barcelona dhe Martin Braithwaite ndahen me marrëveshje
BKT
Sport

Barcelona dhe Martin Braithwaite ndahen me marrëveshje

Uran Krasniqi/RTKLive

Barcelona dhe Martin Braithwaite i kanë ndarë rrugët. Njoftimin e ka bërë klubi katalonas.

“Barcelona dhe Martin Braithwaite kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën që lidhte lojtarin me klubin deri në fund të sezonit 2023-24. Barcelona shpreh publikisht mirënjohjen e saj ndaj Braithwaite për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe i uron atij fat dhe çdo sukses në të ardhmen”, thuhet në një deklaratë.

Tridhjetë e një vjeçari i ishte bashkuar klubit nga Leganes në shkurt të vitit 2020.