Prishtina-Ballkani, dalin në shitje biletat për derbin e zjarrtë
BKT
Sport

Prishtina-Ballkani, dalin në shitje biletat për derbin e zjarrtë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Prishtina-Ballkani është kryendeshja e kësaj fundjave.

Prishtinasit dhe kampionët në fuqi do të përballen të dielën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në derbin e madh të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Dueli i këtyre dy skuadrave që e kanë nisur mjaft mirë këtë sezon të garave, ka ngjallur interesim të madh tek tifozët e të dy skuadrave.

Sot nga mesdita ashtu siç është njoftuar kanë dal në shitje biletat për dueli Prishtina-Ballkani.

FC Prishtina ka nxjerrë në shitje biletat të cilat po i bënë Kompania e Marketingut “Lidra” e cila shumë shpejt pritet të bëjë marrëveshje edhe me KB Prishtinën për shitjen e biletave.

Të kujtojmë se çmimet e biletave tashmë janë përcaktuar, ku në Lindje bileta kushton 1 euro ndërsa në Perëndim 2 euro. Jugu dhe Veriu hyrjet janë falas.