Presidenti i Turqisë, Erdogan, nesër fillon vizitën në BeH, Kroaci e Serbi
TRT/Shqip
Republika e Turqisë është një nga partnere më të rëndësishëm të vendeve të Ballkanit dhe nga vizita e ardhshme e presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci që fillon nesër, priten zhvillime shtesë në bashkëpunimin e mirë të këtyre vendeve në kuptimin politik dhe ekonomik.
Krahas lidhjeve të forta historike-kulturore, në këtë pjesë të botës gjatë viteve të kaluara, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e paqes së përhershme dhe të qëndrueshme, si dhe në dialogun në drejtim të qetësimit të tensioneve të caktuara politike. Përmes takimeve trepalëshe, me ndërmjetësimin e Turqisë, është përmirësuar bashkëpunimi në shumë fusha socio-politike ndërmjet Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, si dhe Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Po ashtu, Turqia është një partner dhe investitor i rëndësishëm ekonomik në Ballkan, gjë që reflektohet edhe në mijëra vende pune të hapura përmes zyrave përfaqësuese të këtij vendi, si dhe kompanive turke që operojnë në zonën nga Maqedonia e Veriut, përmes Kosovës dhe Malit të Zi, në Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci. Në periudhën e kaluar janë nënshkruar shumë marrëveshje për shkëmbimin tregtar, ku Turqia u ka dhënë kushte veçanërisht të favorshme kompanive nga vendeve të Ballkanit, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës në kompanitë me seli në vendet e këtij rajoni.
Republika e Turqia, përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Ndërkombëtar (TIKA), financoi restaurimin, ndër të tjera, të shumë ndërtesave kulturore dhe historike, kryesisht në Bosnje e Hercegovinë, por gjithashtu stimuloi prodhimin dhe ndihmoi fillimin e biznesit në shumë vende të Ballkanit.
Qytetet dhe komunat e Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Kroacisë, si dhe Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë vëllazëruar me ato turke, me të cilat arrijnë bashkëpunim të suksesshëm në nivel lokal në të gjitha fushat e jetës dhe resurseve.
Bashkëpunimi i madh mes Turqisë dhe vendeve të Ballkanit arrihet edhe përmes sportit. Tradicionalisht, një numër i madh futbollistësh, basketbollistësh dhe sportistësh të tjerë e ndërtojnë karrierën e tyre në vend në dy kontinente dhe infrastruktura sportive turke është një nga më të mirat në botë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për herë të dytë do qëndrojë në rajonin e Ballkanit gjatë këtij viti. Në javën e parë të janarit presidenti Erdoğan, qëndroi për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave të ndërtuara nga vendi i tij në qytetin e Laçit për të dëmtuarit nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri, tha se me këtë projekt, u kurorëzua miqësia midis dy vendeve.
“Gëzimi i Shqipërisë është edhe gëzim i yni, dhe shqetësimi i saj është edhe shqetësim i ynë”, theksoi presidenti turk Erdoğan.
Ndryshe, investimet e turke në Shqipëri janë prezente në shumë fusha përfshirë shëndetësinë dhe ushtrinë.























