Gavazaj i Malishevës merr çmimin “Ylli i Javës”
BKT
Sport

Gavazaj i Malishevës merr çmimin “Ylli i Javës”

Uran Krasniqi/RTKLive

Alush Gavazaj ka marrë çmimin “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit e Kosovës. Futbollisti i Malishevës realizoi dy gola kundër Trepçës `89 në xhiron e fundit të Superligës.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Adem Sylejmani KFV Kosova P,  Idriz Elezaj KFV Dukagjini, Jeton Mehmeti KFV Flamurtari.

Pasi mori çmimin Gavazaj ka theksuar se ky vlerësim do t'i shërbejë për të punuar me përkushtim edhe më të madh në të ardhmen.

"Ky është një çmim shumë i rëndësishëm për mua dhe për rikthimin tim në Superligën e Kosovës. Shpresoj që ky është vetëm një fillim i mbarë për ecurinë e mëtutjeshme të kampionatit. Besoj se ky çmim do të më shërbej mua personalisht por edhe skuadrës për një kampionat sa më të mbarë", ka thënë Gavazaj.