Tuchel pas humbjes nga Dinamo: Për momentin mungon gjithçka
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, është shprehur tejet i zhgënjyer me humbjen ndaj Dinamos se Zagrebit.
‘Blutë’ e Londrës u mundën mbrëmë në Zagreb nga Dinamo, me rezultat 1-0, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Tekniku gjerman thotë se të përzgjedhurit e tij bën paraqitje të dobët. Sipas tij, përgjegjësia bie mbi secilin duke filluar nga ai.
“Është një ndeshje e dobët prej nesh. Kemi të njëjtën histori si gjithmonë. E nisim mirë ndeshjen, nuk finalizojmë gjysmërastet tona”, tha ai.
“Nuk e ndiejmë që ndeshjen e kemi aty dhe duhet ta mbyllim në 15-20 minutat e para Pastaj pësojmë me kundërsulm, i cili ishte një gol i lehtë dhe prej këtij momenti vuajtëm”, theksoi Tuchel.
“Thjeshtë nuk jemi atje ku duhet të jemi. Kështu që është përgjegjësia ime, është jona, duhet të gjejmë zgjidhje. Për momentin mungon gjithçka”, pohoi gjermani.























