Liverpool pëson thellë nga Napoli
BKT
Sport

Liverpool pëson thellë nga Napoli

Uran Krasniqi/RTKLive

Liverpool ka pësuar thellë në stadiumin "Diego Armando Maradona". Napoli i ka dhënë një leksion futbollistik klubit finalist të Champions League nga edicioni i kaluar duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1.

Me dy golat e Zielinskit dhe me nga një gol të Zambo Anguissa dhe Simeone klubi italian ia ka dalë të arkëtojë tri pikë të vlefshme qysh në fillim të garës. 
Rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë sikur Osimhen të tregohej i saktë nga penalltia. 
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani ka luajtur gjatë ndeshjes, madje në pjesën e dytë është ndëshkuar me karton të verdhë. 
Në ndeshjen tjetër të grupit Ajax ka mposhtur Rangersin.