Antony Blinken vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Antony Blinken vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë

RTSH

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë. Ky udhëtim i Blinken vjen pasi Ukraina ka nisur një kundërofensivë që synon të rikuperojë zonat e pushtuara ruse në jug të vendit.

Blinken do të takohet me zyrtarët ukrainas. Po ashtu, ky udhëtim i Sekretarit amerikan të Shtetit përkon me një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Krerë të shumtë shtetesh kanë shkuar në Ukrainë për t'u takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky. Ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden ende nuk ka udhëtuar për në Ukrainë, ndonëse ka zhvilluar biseda telefonike me Zelenskyn javët e fundit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota