Mbetëresha Elizabeth probleme me shëndetin, mbahet nën mbikëqyrje
BBC
Mbretëresha është nën mbikëqyrjen mjekësore pasi mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj këtë mëngjes, njofton Pallati Buckingham.
Në një deklaratë, Pallati thotë se Mbretëresha "ndodhet rehat" në Balmoral.
Ja deklarata e plotë e Pallatit Mbretëror.
“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”.
Ka një shkallë serioziteti të situatës që nuk është parë më parë, në shëndetin e Mbretëreshës e indikator për këtë, siç raporton BBC është vetë fakti që deklarata është lëshuar kur pallati është kaq i rezervuar për të bërë ndonjë koment për shëndetin e Mbretëreshës.
Formulimi i deklaratës, se mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e saj dhe ajo mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore, dhe lëvizja e anëtarëve më kryesorë të familjes mbretërore drejt Balmoralit, për të shkuar te Mbretëresha, të gjitha këto tregojnë një shkallë të qartë shqetësimi. për shëndetin e Mbretëreshës 96-vjeçare.
BBC raporton se nuk do të ketë një qartësi të madhe nga pallati, sepse ata nuk zbulojnë detajet e shëndetit të anëtarëve të vjetër të familjes mbretërore.
Por fakti që familja po mblidhet në Balmoral është një tregues i seriozitetit të situatës.























