Milan bën kontratë të re me Tonalin
BKT
Sport

Milan bën kontratë të re me Tonalin

Uran Krasniqi/RTKLive

Milan dhe Sandro Tonali kanë bërë marrëveshje të re bashkëpunimi. Futbollisti do të jetë pjesë e klubit kuq e zi deri më 30 qershor 2027.

“Përshëndetje djema, jam shumë i lumtur me këtë rinovim dhe që kam zgjatur qëndrimin tim në Milan", ka thënë futbollisti.

Tonali u bashkua me Milan në vitin 2020 pasi erdhi nga Brescia .

Tonali ishte një lojtar kyç për skuadrën e Stefano Piolit gjatë sezonit të titullit.