21:28 / 10.09.2022
Bashkimi mposht Vëllaznimin
Uran Krasniqi/RTKLive
Bashkimi e ka mposhtur Vëllaznimin në javën e parë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Rezultati përfundimtar ka qenë 71:60 (18:10, 23:19, 16:13, 14:18).
Te Bashkimi u dallua Fahro Alihoxhiq me 14 pikë e 11 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Damonte Dodd me 11 pikë e 18 kërcime.
Gjithashtu disa orë më herët edhe Rahoveci ka arritur të mposhtë kampionin në fuqi, Yllin.
Ndeshjet e tjera do të zhvillohen në vijim.























