Charles III në Edinburg, shoqëron arkivolin e mbretëreshes drejt Londrës
BKT
Foto: BBC
Rajoni dhe Bota

Charles III në Edinburg, shoqëron arkivolin e mbretëreshes drejt Londrës

Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive

Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëshortja e tij, Camilla, sapo kanë mbërritur në Edinburg të Skocisë.

Çifti mbretëror janë rrugës drejt pallatit  Holyroodhouse në këtë qytet, ku do të priten dhe përshëndetën nga regjimenti mbretëror i Skocisë.

Ata do ta shoqërojnë arkivolin e pajetë të mbretëreshës Elizabeth II, drejt Londrës, por paraprakisht  do të mbahen disa ceremoni.

Në Edinburg, atij do t’i  dorëzohen çelësat e qytetit, - ku mbretit Charles III, i jepen ata në mënyrë ceremoniale.

Në moshën 73-vjeçare, mbreti Charles III, është trashëgimtari më jetëgjatë i fronit.

Sidoqoftë, para se të nisej drejt Edinburgut, mbreti Charles III dhe Camilla, bashkëshortja e tij, kanë qëndruar në  Westminster (Parlamentin britanik v.j), ku janë ngushëlluar nga deputetë dhe personalitete të tjera të rëndësishme britanike.

Në fjalën e tij në Westminster, mbreti Charles III, deklaroi se është thellësisht mirënjohës për  ngushëllimet nga deputetët dhe të tjerët, të cilat "janë kaq prekëse" duke shtuar se diçka të tillë, mbretëresha "do të thoshte për të gjithë ne".

Ai iu referua Henrikut VIII të veprës së Shekspirit, ku Elizabeta I përshkruhet si "një model për të gjithë princat që jetojnë".

Ai tha se nuk mund të mos ndiejë peshën e historisë që rrethon ata në sallën Westminster  dhe "na kujton traditat jetike parlamentare, të cilave deputetët dhe kolegët u përkushtohen".

“Parlamenti është instrumenti i gjallë dhe frymëmarrje e demokracisë sonë”, tha ai.

Mbreti Charles III u shpreh se “lidhjet me nënën time të dashur e tashmë të ndjerë" shihen gjithandej, nga shatërvani i Jubileut të Argjendtë në oborrin e Pallatit tw Ri, deri te ora diellore në oborrin e Pallatit të Vjetër që shënon Jubileun e Artë të saj.

Ndërkohë, mbreti Charles III, me vdekjen e mbretëreshës Elizabeth III, është bërë kreu i Commonwealth, një organizatë e 56 vendeve të pavarura dhe rreth 2.4 miliardë njerëzve. Për 14 nga këto vende, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, mbreti është kreu i shtetit.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit dhe vendeve të Commonwealth të premten, pas vdekjes së "nënës së tij të dashur", mbretëreshës Elizabeth II, ai foli për një dëshirë.

“Vlerat tona kanë mbetur dhe duhet të mbeten konstante”, tha ai.

Por çfarë do të thotë kjo për ish princin e Uellsit, i cili i ka kushtuar kaq shumë nga koha dhe energjia e tij, veprave të bamirësisë dhe çështjeve të tilla si ndryshimet klimatike?

Tani mbreti Charles III, është zotuar të mbajë "marrëdhënien dhe përgjegjësinë ndaj Kishës së Anglisë - Kishës në të cilën besimi im është aq thellë i rrënjosur".

Në fjalën e tij u përmend edhe detyra e tij për "të mbajtur me respektin më të lartë, traditat, liritë dhe përgjegjësitë e çmuara të historisë sonë unike dhe të sistemit tonë të qeverisjes parlamentare".

Ai tha se do ta vazhdojë angazhimin e nënës së tij ndaj këtij grupi kombesh, duke takuar udhëheqësit e Commonwealth në pallatin Buckingham menjëherë pas kurorëzimit të tij në fron.

(Përmbledhur nga BBC)


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota