Superliga rikthehet këtë mesjave me kryederbin Drita-Gjilani
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Skuadrat elitare rikthehen në aksion këtë mesjave me ndeshjet e javës së shtatë.
Kjo xhiro sjell derbin më të madh në vendin tonë, përballjen e rivalëve gjilanas Dritës dhe Gjilanit, sfidë kjo që luhet të mërkurën pasdite me fillim nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan RTKLive.com.
Padyshim se ky është derbi më i madh në vendin tonë, dhe gjithnjë duelet mes rivalëve gjilanas prodhojnë ndeshje dramatike. Një duel i ‘nxehtë’ mes Dritës dhe Gjilanit pritet edhe të mërkurën pasdite për shkak të rivalitetit të madh mes këtyre dy skuadrave dhe garës për kreun e tabelës.
Ndeshje interesante do të luhet edhe në duelin Prishtina-Malisheva, derisa Trepça ’89 i bën “konak” Ferizajt dhe Dukagjini synon këndelljen ndaj Drenicës në Klinë.
Ndërkaq, dueli mes Llapit-Ballkanit është shtyrë për shkak se kampioni i Kosovës do zhvillon ndeshjen e dytë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Superliga /Java e shtate
Drita – Gjilani
Prishtina – Malisheva
Trepça ’89 – Ferizaj
Dukagjini – Drenica
Llapi – Ballkani (e shtyrë)























