“Neymar, një nga më të mirët në planet”
BKT
Sport

“Neymar, një nga më të mirët në planet”

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier nuk ka kursyer lëvdatat në adresë të yllit të skuadrës së tij, Neymar.

Braziliani është duke bërë një sezon të madh dhe tashmë ish-ylli i Barcelonës është shndërruar në lojtarin kyç të kampionëve të Ligës 1.

Trajneri Christophe Galtier nuk ka nguruar ta quajë si një nga lojtarët më të mirë në planet.

“Unë gjithmonë e kam konsideruar atë si një nga lojtarët më të mirë në planet, por kam një sy shumë më të informuar dhe më të mprehtë për angazhimin e tij të përditshëm. Këtë e shoh para, gjatë dhe pas seancave stërvitore. Ai është shumë i investuar në nivel personal, por edhe në interes të ekipit. Ai është një profesionist dhe lojtar i madh. Unë e zbuloj atë me kënaqësi çdo ditë”, ka thënë Galtier.

Neymar në 9 ndeshje të luajtura këtë sezon, ka arritur të shënojë 10 gola, duke qenë një nga protagonistët kryesorë në rezultatet pozitive që parisienët kanë koleksionuar, ndërsa ka asistuar në 7 raste për shokët e ekipit.