Nisin homazhet për Elizabeth II në Westminster|Foto
BKT
Fotot: BBC
Rajoni dhe Bota

Nisin homazhet për Elizabeth II në Westminster|Foto

Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive

Arkivoli me trupin e pajetë të mbretëreshës Elizabeth II, është vendosur në sallën e Westminster (Parlamenti britanik v.j) në Londër, dhe të gjithë ata që duan t’i bëjnë nderime, mund ta bëjnë këtë duke u vendosur në rresht.

Shprehja e respektit për mbretëreshën më jetëgjatë britanike ka filluar nga ora 17:00, sipas kohës lokale në Londër.

Në radhë kanë pritur edhe zyrtarët qeveritarë kurse qytetarët janë paralajmëruar se mund të përballen me pritje deri  në 30 minuta, për të hyrë në Westminstër e për të nderuar veprën e mbretëreshës.

Arkivoli i mbretëreshës Elizabeth II, gjatë ditës,  u transportua nga pallati Buckingham, me një kortezh të gjatë, e në një lëvizje të ngadalshëm që zgjati rreth 38 minuta.

Mbreti Charles III, princat William dhe Harry, dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, ecën  në këmbë në kortezh pas arkivolit.

Më vonë, pasoi një shërbim i shkurtër fetar, i udhëhequr nga Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, ku morën pjesë politikanë të lartë, përfshirë kryeministren Liz Truss dhe udhëheqësin e Partisë Laburiste, Sir Keir Starmer.

Më poshtë me anë të fotografive mund të shihni gjithë dhembjen e britanikëve për humbjen e mbretëreshës më jetëgjatë në krye të monarkisë.

Mbretëresha Elizabeth II, vdiq të enjten e kaluar me 8 shtator në kështjellën e saj në Skoci.

Ajo ishte 96 vjeç dhe vitin e kaluar kishte humbur edhe bashkëshortin e saj, princin Philip, në moshën 99 vjeç. Mbretëresha Elizabeth II, qëndroi në fron për 70 vjet.

(Përmbledhur nga BBC) 

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota