Kuvendi i Serbisë, pas 15 orë debat, voton raportin për dialogun me Kosovën
BKT
Foto: Kuvendi i serbisë
Rajoni dhe Bota

Kuvendi i Serbisë, pas 15 orë debat, voton raportin për dialogun me Kosovën

Jeton Musliu/RTKlive

Kuvendi i Serbisë, ashtu edhe siç pritej, për shkak se kontrollohet nga partia e presidentit serb. Aleksandar Vuçiq, pas 15 orë diskutimesh, miratuan mëngjesin e sotëm (e enjte), raportin për dialogun me Kosovën.

Ky raport përfshinë periudhën qershor 2021-shtator 2022.

Mediat në Serbi raportojnë se për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes’ në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fjalimin e fundit në këtë seancë maratonike, ashtu siç bën thuajse vazhdimisht kur është në pyetje Kosova, bëri edhe disa deklarata paniku për opinionin e brendshëm serb.

Ai tha se javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira, kryesisht për shkak të gjithçkaje që po ndodh në botë.

Gjatë prezantimeve të tij, Vuçiq tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndonëse ka presione të mëdha sipas tij, që kjo të ndodhë.

Megjithatë, ai po ashtu shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje realiste për Kosovën dhe se politika reale nuk mund të bazohet në mite.

Partia më e madhe opozitare në Serbi, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, nuk votoi për miratimin e raportit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota