14:50 / 15.09.2022
Britania e Madhe bëhet gati t’i japë lamtumirën e fundit mbretëreshës
Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive
Vazhdojnë homazhet në Westminister (Parlamenti britanik v.j) për nder të mbretëreshës Elizabeth II.
Derisa qytetarët britanikë vazhdojnë të shprehin respektin për monarken e tyre më jetëgjatë në historinë e këtij shteti, tashmë planet janë duke u bërë për ditën e varrimit, që do të mbahet me 19 shtator, ditë e hënë.
Ndër figurat e larta botore që konfirmuan pjesëmarrjen në funeralin e monarkes që vdiq në moshën 96 vjeç, janë presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Megjithatë, një listë e plotë e të gjithë 2 mijë të ftuarve për të marrë pjesë në këtë ceremoni mortore, ende nuk është publikuar.
Ceremonia e së hënës do të nisë në orën 08:00 të mëngjesit, sipas orës lokale në Londër.
Automjeti me arkivolin e mbretëreshës Elizabeth II, do të shoqërohet nga Marina Mbretërore.
(Përmbledhur nga BBC)

























