Në Kuvendin e Serbisë, shumë zhurmë për asgjë të re|Video
Anamari Repiq / RTK/Beograd
Kuvendi i Serbisë ka miratuar një raport 50 faqesh për dialogun me Kosovën, ndërsa në deklarimin para deputetëve presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në fjalimin përfundimtar ai tha se Serbinë e pret një periudhë shumë e vështirë, derisa u deklarua për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Opozita, e cila nuk e votoi raportin, ka kritikuar qeverinë në raport me Kosovën dhe ka kërkuar që dialog të vazhdojë dhe të jetë transparent.
“Raporti i Vuçiqit per dialogun nuk përmban absolutisht asgjë qe duhet dhe qe duhet të dihet. Nuk e dimë se çfarë po nënshkruan ai ne të vërtetë, dhe çfarë ishte joformale të dakorduar, për çfarë fliste dhe çfarë premtonte, tha Tatjana Manojlloviq nga Partia Demokratike.
“Prezantimi i Vuçiqit për Kosovën është vetëm iluzion se ekzistojnë konsultime me paritet politike në lidhje me negociatat. Mirëpo, dialogu duhet të vazhdojë, është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura”, tha Biljana Stojkoviq, ish-kandidate për presidente të Serbisë.
Duke vlerësuar seancën e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, analistët mendojnë se nuk ka pasur asgjë te re.
“Raporti është mjaft i përgjithshëm sa mund të thotë gjithçka dhe asgjë, veçanërisht kjo e fundit. Çfarë mund të ndodhë ne dialogun Beograd-Prishtine nuk keni mësuar asgjë të re. Gjithashtu ky ishte një show për presidentin, ku edhe ka dëgjuar pulsin e opozitës, e cila pas dy vitesh është kthyer në parlament”, ka thënë Nenad Shebek, analist politik.
Ndërkohë, ambasadori amerikan Christopher Hill përshëndeti mbajtjen e seancës së Kuvendit për Kosovën dhe deklaroi se qëndrimi i SHBA-së është se njohja e pavarësisë së Kosovës dhe sipas tij, do të ishte mirë për të gjithë kjo, derisa dialogun e konsideron shumë të rëndësishëm në këtë moment.























