Zunyou: Asnjë kontakt me personat që kanë udhëtuar jashtë Kinës
BKT
Rajoni dhe Bota

Zunyou: Asnjë kontakt me personat që kanë udhëtuar jashtë Kinës

rtsh.al

Kina regjistroi më 16 shtator rastin e parë të lisë së majmunëve. Shefi epidemiolog në Qendrat e Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Wu Zunyou u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kontaktin me personat që kanë udhëtuar jashtë Kinës brenda tre javëve të fundit.

Zyrtari Wu Zunyou ka këshilluar njerëzit që të shmangin kontaktin fizik me të huajt për të parandaluar infeksionin e mundshëm të lisë së majmunit, pasi rasti i parë i njohur i virusit në Kinën kontinentale u raportua të premten.

"Për të parandaluar infeksionin e mundshëm të lisë së majmunit dhe si pjesë e stilit tonë të shëndetshëm të jetesës, rekomandohet që të mos keni kontakt të drejtpërdrejtë lëkurë më lëkurë me të huajt", tha Wu Zunyou.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota