Chiellini i del në mbrojtje Maguire për situatën te United
Rtklive
Sport

Chiellini i del në mbrojtje Maguire për situatën te United

Uran Krasniqi/RTKLive

Ish-ylli i Juventusit dhe Italisë, Giorgio Chiellini i ka dalur në mbrojtje futbollistit të Manchester United, Harry Maguire, i cili ka qenë në thumb të presionit pas disa paraqitjeve dhe disa rezultateve të klubit anglez në premier League. 

“Jam i befasur për situatën e Maguire sepse ai është një lojtar i mirë”, ka thënë Chiellini për "The Times". “Ata kërkojnë shumë prej tij. Vetëm për shkak se ata paguan 80 milionë funte për të, ai duhet të jetë më i miri në botë çdo ndeshje? Nuk është e drejtë".

Pavarësisht kësaj, Maguire është fuar për ndeshjet e ardhshme të Anglisë në Ligën e Kombeve kundër Italisë dhe Gjermanisë, të cilat zhvillohen të premten përkatësisht të hënën.


MË SHUME NGA Sport