12:41 / 25.09.2022
Kroati Ante Zhivkoviq del i pari në “Prishtina Marathon 2022”
Uran Krasniqi/RTKLive
Ante Zhivkoviq është fituesi i parë i maratonës së Prishtinës. Kroati ka dalur me kohë 2 orë e 40 minuta.
Shtatëqind e tetëdhjetë e katër garues janë bërë pjesë e “Prishtina Marathon 2022” organizuar nga nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës.
Dyzet e dy kilometra e 195 metra ka qenë i vija e maratonës këtë vit.
I dyti në maratonë ka dalur Erzen Zyberaj.
Maratona është përcjellur nga Radiotelevizioni i Kosovës.























