Deschamps, trajnerit të PSG-së: Lëre Mbappen të marrë frymë pak
BKT
Sport

Deschamps, trajnerit të PSG-së: Lëre Mbappen të marrë frymë pak

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Francës, Didier Deschamps dëshiron që ta ketë në gjendje të mirë Kylian Mbappen para Botërorit të Katarit.

Ai i ka bërë thirrje trajnerit të Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, që ta lejojë futbollistin të pushojë.

"Unë e di se Galtier dëshiron që Kylian ende të luajë. Por herë pas here, ai duhet të jetë në gjendje të marrë frymë pak. Ai duhet të luajë disa minuta më pak", ka thënë Deschamps për "Telefoot".

Mbappe ka startuar në të nëntë ndeshjet e PSG-së në Ligue 1 dhe Champions League këtë sezon. PSG ka njëmbëdhjetë ndeshje për të luajtur përpara se Franca të shkojë në Katar.