Në funeralin e Shinzo Abe, marrin pjesë 217 delegacione nga mbarë bota
BKT
Foto: Hindustan Times
Rajoni dhe Bota

Në funeralin e Shinzo Abe, marrin pjesë 217 delegacione nga mbarë bota

Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive

Funerali shtetëror për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe, mbahet sot (e martë), ndërsa mijëra të pranishëm, duke përfshirë përfaqësues nga mbi 217 vende, territore dhe organizata ndërkombëtare, pritet të marrin pjesë.

Funerali është ngjarja e parë e madhe publike që nga zbatimi i udhëzimeve të reja të sigurisë së policisë pas vrasjes së Shinzo Abe më 8 korrik.

Por cilët janë disa nga liderët botërorë që do të marrin pjesë në funeralin shtetëror të Shinzo Abe?

Zëvendëspresidentja e SHBA-së,  Kamala Harris, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kryeministri i Koresë së Jugut, Han Duck-soo, kryeministri australian, Anthony Albanese, presidenti vietnamez, Nguyen Xuan Phuc dhe sekretari i jashtëm britanik James Cleverly, e kryeministri i Kosovës. Albin Kurti, janë disa prej liderëve botërorë që do të marrin pjesë në funeral.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, gjithashtu do të marrë pjesë në funeralin shtetëror.

Udhëheqësit e kaluar dhe të tanishëm të degëve legjislative, gjyqësore dhe administrative të pushtetit të Japonisë, si dhe përfaqësues të ndryshëm nga secila degë do të jenë të pranishëm në funeral.

Perandori Naruhito, Perandoresha Masako, Perandori Emeritus Akihito dhe Perandoresha Emerita Michiko nuk do të marrin pjesë në funeral. Të dërguarit e tyre perandorakë do të bëjnë nderimet e tyre, në emër të tyre.

Princi i kurorës Akishino dhe princesha e kurorës Kiko do të vendosin lule.

Disa fakte për Shinzo Abe

Ditëlindja: 21 shtator 1954

Dita e vrasjes: 8 korrik 2022

Vendi i lindjes: Nagato, Japoni.

Babai:  Shintaro Abe, ish Sekretar Gjeneral i Partisë Liberal Demokratike.

Nëna: Yoko Kishi

Bashkëshortja: Akie (Matsuzaki) Abe.

Shkollimi: Universiteti Seiki, studime në Shkencat Politike. Studime në Universitetin e Karolinës së Jugut.

Ishte kryeministri i parë i japonisë, që ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjyshi i tij, Nobusuke Kishi, ishte kryeministër i Japonisë nga viti 1957 deri 1960.

Xhaxhai i tij, Eisuke Sato, ishte kryeministër i Japonisë nga viti 1964 deri në vitin 1972. Sato ishte edhe fitues i çmimit Nobel për paqe.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota