Funerali i Abe përcillet me protesta në Japoni
BKT
Foto: BBC
Rajoni dhe Bota

Funerali i Abe përcillet me protesta në Japoni

Përgatiti: Jeton Musliu/ RTKlive

Disa mijëra protestues janë mbledhur, ndërsa po mbahet funerali shtetëror për ish-kryeministrin e vrarë të Japonisë, Shinzo Abe.

Liderë nga e gjithë bota kanë mbërritur në Tokio për të nderuar kryeministrin më jetëgjatë të vendit.

Por protestuesit argumentojnë se ngjarja po përdor burime të çmuara shtetërore që mund të drejtohen për të përballuar muajt e ardhshëm që janë nevoja urgjente për qytetarët.

Ky funeral i kushton Japonisë, 17 milionë dollarë amerikanë.

Funeralet shtetërore zakonisht janë të rezervuara për familjen perandorake të Japonisë - por Abe i është dhënë nderi si kryeministri më jetëgjatë i vendit.

Abe, 67 vjeç, u qëllua për vdekje në një tubim elektoral në korrik.

Aleancat që ai krijoi për t'iu përgjigjur fuqisë në rritje të Kinës erdhën së bashku me ndryshime të mëdha dhe jopopullore në kushtetutën pacifiste të Japonisë.

Rreth 20,000 oficerë policie thuhet se janë vendosur  për të siguruar këtë funeral ku po marrin pjesë liderë nga e mbarë bota. 

Trupi i pajetë i Abe është djegur dhe në varrezë do të pushojë vetëm hiri i tij.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota