Ishujt e Paqësorit refuzojnë propozimin e SHBA-së për ndihmat financiare
Rajoni dhe Bota

Ishujt e Paqësorit refuzojnë propozimin e SHBA-së për ndihmat financiare

RTSH

Mbahet sot (28 shtator) samiti SHBA-Ishujt e Paqësorit. Pak para samitit, përpjekjet e SHBA për të forcuar lidhjet me ishujt e Paqësorit kanë pësuar një goditje të madhe, kjo për shkak të një projekt-marrëveshje të SHBA për ndihmën financiare ndaj këtyre vendeve. Ishujt Solomon e kanë refuzuar marrëveshjen, pasi ndihma financiare e SHBA është konsideruar si e pamjaftueshme.

Kjo hera e parë që liderët e Paqësorit janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë për një takim të tillë.

Ambasada e Ishujve Solomon në Nju Jork njoftoi se vendi, i cili nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme sigurie me Kinën në prill, nuk do të mbështeste një marrëveshje diplomatike rajonale të propozuar nga SHBA.

"Ishujt Solomon nuk janë në gjendje të miratojnë deklaratën këtë javë dhe do të duhet kohë për të reflektuar mbi deklaratën dhe për ta referuar deklaratën përmes procesit kombëtar të vendimmarrjes së Ishujve Solomon. Ishujt Solomon vënë në dukje se deklarata mbetet në diskutim dhe ende nuk ka marrë konsensus dhe do të ketë nevojë për diskutime të mëtejshme", thuhet në njoftimin drejtuar Sekretariatit të Forumit të Ishujve të Paqësorit, raporton The Guardian.

Deklarata e propozuar është në proces negocimi dhe SHBA shpresonte se do të miratohej nga udhëheqësit e Paqësorit në samitin e sotëm.  Deklarata 11-pikëshe e partneritetit SHBA-Paqësor, angazhon vendet e Paqësorit dhe SHBA-në të punojnë së bashku "përballë një krize klimatike që përkeqësohet dhe një mjedisi gjeopolitik gjithnjë e më kompleks".


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota